Youtube do ju jap “vokalin” e disa artistëve të shquar. Platforma e videove në pronësi të Google ka linçuar një veçori të re për përdorues të caktuar, të cilët duke klikuar fjale apo zhanër te ndryshëm mund të gjenerojnë një audio 30 sekondesh me zërin e artistëve.
Deri më tani 9 këngëtarë kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me platformën gjigande.
Përdoruesit mund të rigjenerojnë vokalet e John Legend, Sia, Alec Benjamin, Charlie Puth, Charli XCX, Demi Lovato, T-Pain, Troye Sivan dhe Papoose.
Në një shembull të postuar nga vet kompania tregon kërkesën e një përdoruesve, që dëshiron një balad nga Charliw Puth.
Lyor Cohen, kreu global i muzikës i YouTube e përshkroi aplikacionin si “një eksperiment si si teknologjia mund të përdoret për të krijuar lidhje më të thella midis artistëve dhe krijuesve, dhe në fund, fansave të tyre“.
Dream Track po prezantohet teksa artistët dhe kompanitë diskografike luftojnë kundër përdorimit të zërit dhe materialit të tyre në përmbajtjen e krijuar nga AI.