Header

Aktorja e “Emily in Paris” bie pre e grabitjes

Aktorja e “Emily in Paris”, Lily Collins mbeti e tronditur pasi unaza e saj e fejesës iu vodh në një hotel luksoz në West Hollywood, Los Anxhelos.

34-vjeçarja kishte qenë duke shijuar ditën në pishinë kur ndodhi ngjarja tronditëse. Pavarësisht se i kishte vendosur unazat dhe sendet e tjera me vlerë në një vend të sigurt, ajo u trondit kur zbuloi se ato ishin vjedhur.

Duke qenë se vjedhja është klasifikuar si “mbi 10,000 dollarë”, autoritetet po e marrin shumë seriozisht, mirëpo deri tani ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Sipas TMZ, nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë ku Lily ruante gjërat e saj, gjë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se grabitja mund të ketë qenë një punë e brendshme. Policia po shqyrton me kujdes pamjet e sigurisë së hotelit për gjetjen e hajdutëve.

Unaza e fejesës së Lily, e dizenjuar nga bashkëshorti i saj, regjisori Charlie McDowell, në bashkëpunim me Irene Neuwirth Jewellery, ishte një vepër e vërtetë arti. Unaza përmbante një diamant mahnitës të prerë në trëndafil që vlerësohet të jetë midis 2 dhe 3 karat dhe me vlerë mbi 65,000 £ (82, 121 dollarë). Çifti u fejua në shtator 2020 dhe u martuan vitin e ardhshëm në një ceremoni intime në Dunton Hot Springs, Kolorado.

Vjedhja e unazave të saj të çmuara do të jetë një goditje shkatërruese për Lily-n, e cila për unazën e saj të fejesës tha se ishte “pikërisht ajo që donte”. Aktorja kishte shprehur gjithashtu dëshirën për të krijuar një familje me Charlie, duke treguar se “do të donte të kishte një familje”.

Çifti u takua teksa punonin në xhirimet e filmit të Charlie “Gilded Rage” në vitin 2019 dhe shpejt ranë në dashuri.

Në vitin 2012, Lily pati një përfshirje romantike jetëshkurtër me aktorin Zac Efron. Ndërkohë, Charlie kishte dalë më parë me Emilia Clarke dhe Hilary Duff dhe kishte një lidhje afatgjatë me aktoren Rooney Mara përpara se të takonte Lily.

You may also like ...