Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur Cillian Murphy si imazhin e ri .
“Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.
“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”, tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.
Përtej Oscars, ylli i Peaky Blinders ka dëshmuar se ka shumë stil edhe në veshje.
Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj. Bashkëpunimi me markën vjen pasi aktori i njohur zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë.
E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës luksoze.
- Selena Gomez flet për shëndetin e saj mendor: “Kishte njerëz që kujdeseshin për mua më shumë se unë”
- Princ Harry dhe Meghan Markle thyejnë heshtjen për foton e Kate Middleton