Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini tha se aeroporti Malpensa në Milano do të mbajë emrin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Salvini deklaroi se Komiteti Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil të Italisë ENAC miratoi të premten kërkesën e paraqitur nga rajoni i Lombardisë një vit më parë.
“Vendimi përfundimtar i takon ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit dhe unë jam gati të vendos firmën time të fundit, me krenari dhe emocion, në kujtim të mikut tim Silvio, një sipërmarrës dhe një italian i madh”, tha Salvini.
- Fundjavë në plazh, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius
- Jepini një puthje, sepse sot është Dita Botërore e Puthjes