Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë “të lumtur së bashku”, pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë.
Një mik i familjes ka bërë të ditur se Duka dhe Dukesha e Sussex-it “janë shumë të dashuruar” dhe nuk kanë “asgjë veç të qeshura” së bashku pasi disa burime pretenduan se çifti po distancohej nga njëri-tjetri. Karl Larsen, i cili është mik i babait të Meghan-it, Thomas Markle, ndau disa foto të çiftit të dashur.
Krahas fotove, ai shkroi:
“Shumë i lumtur kur pashë miqtë e mi Harry dhe Meghan të premten para se të iknin për fundjavën e gjatë. Ju lutemi mos i besoni mediave. Ata janë shumë të dashuruar dhe janë të lumtur së bashku asgjë veç buzëqeshjes dhe të qeshura këtu.”
Meghan dhe Harry u martuan në vitin 2018 në Kështjellën Windsor, pasi u takuan dy vite më parë. Ata dndajnë dy fëmijë së bashku – Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.
Çifti kohët e fundit u rrethua gjithashtu nga spekulimet se ata po “largohen” nga njëri-tjetri, me raporte që sugjerojnë sepo planifikojnë të krijojnë rrugë të veçanta karriere, por duket se janë të gjitha thashetheme.
- Të hedhësh objekte drejt këngëtarëve, Taylor Swift e radhës që përballet me ‘trendin’ e ri!
- Për herë të parë pas një dekade, Johannesburg zbardhet nga dëbora