Brazili është goditur ditët e fundit nga një valë e të nxehtit, i cili nuk ishte regjistruar në vend prej shumë vitesh. Mëngjesin e së dielës, Rio de Janeiro vendosi rekordin e temperaturës, ku termometri shënoi 62.3 gradë.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që kur filluan matjet.
Meteorologët parashikojnë se i nxehti përvëlues do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, dhe për këtë arsye qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
- Pas spekulimeve për “zhdukjen” e saj misterioze, “bëhet e gjallë” Kate Middleton
- “Mbreti i Instagramit”, Cristiano Ronaldo kryeson listën e më të paguarve