Header

89 të prekur me koronavirus në Shqipëri

Shënohen 13 raste të reja, nga 33 rastet e dyshuara për të cilat janë bërë testet.

Ndërkohë shkon në 89 numri i të prekurve me koronavirus në republikën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, tre pacientët e parë lënë spitalin, por shkon në 43 numri i të shtruarve në Infektiv.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•Tiranë 63 qytetarë
•Durrës 6 qytetarë
•Lushnje 2 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 8 qytetarë
•Rrogozhinë2 qytetarë
•Kavajë 3 qytetarë
•Korçë 3 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete

You may also like ...