Header

54 mijë qytetarë aplikuan dje për leje dalje sot për pazar

Plot 54 mijë qytetarë kanë aplikuar dje (e diele, 29 mars) për lejen për daljen për të bërë pazar sot.

Shumica kanë kërkuar dalje në fashën e orarit 10- 11 të paradites, njofton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Nga një vëzhgim duket se jo të gjithë qytetarët që kanë dalë kanë lejen e policisë. Kjo vihet re dhe nga fluksi i qytetarëve nëpër rrugë dhe i makinave.

Të shtunën e 28 marsit qeveria mori vendim për kufizimin drastik të lëvizjes në 1 orë dhe ka të drejtë të dalë vetëm një pjesëtar i familjes, i cili paraprakisht duhet të marrë lejen në e-albania ose duke dërguar sms në numrin 55155

You may also like ...