50 Cent ka sulmuar sërish Madonna-n, duke vënë në shënjestër të pasmet e saj këtë herë.
Reperi i njohur është tallur keq me Madonna-n duke e ironizuar me postime menjëherë pasi ajo filloi turneun e saj botëror. Reperi ka kërkuar emrin e kirurgut plastik që ai mendon se “i ka bërë” të keqen yllit të muzikës pop. “Kush dreqin e bëri këtë? Ajo është e pasur si dreqin, nuk e ka rregulluar. Dua emrin e mjekëve tani”,-shkruan 50 Cent.
50 përfshiu gjithashtu një video të këngëtares duke performuar dhe duke e krahasuar me një milingonë për pamjen e të pasmeve të saj të zmadhuara. Fansat e Madonna-s e sulmuan menjëherë reperin, duke thënë: “Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp të kesh.”
Nuk është hera e parë që 50 Cent sulmon këngëtaren “Hung Up”.
Në nëntor 2021 ai komentoi disa foto të saj në Instagram .”Kjo është gjëja më qesharake që kam parë”, shkroi reperi në Instagramin e tij në atë kohë. “Kjo është Madonna që përpiqet të bëjë si një e virgjër në moshën 63-vjeçare”.
Madonna reagoi menjëherë përmes Instagram Story, duke përfshirë një foto të saj dhe reperit duke buzëqeshur.
- Hetimet kanë nisur! Çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry?
- Sa para ka fituar Matthew Perry gjatë gjithë karrierës së tij?