Header

14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës

Sot shënohet dita e festës kombëtare franceze. Për Francën, 14 korriku simbolizon ditën e unitetit të popullit francez, njëkohësisht e njohur edhe si dita e Bastijes.

Me rastin e kremtimit të festës kombëtare të Francës, sot ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, do të organizojë një pritje për zyrtarët e Kosovës, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe komunitetit francez me banim në Kosovë, raporton RTKlive.

Festa kombëtare franceze lidhet me dy ngjarje simbolike në historinë e Francës: kryengritja popullore dhe rënia e Bastiljes më 14 korrik 1789, si fillimi i Revolucionit Francez; dhe Dita e Federatës e 14 korrikut 1790, e cila përkujton unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të rënies së Bastille në Paris. Çdo vit, festimi i 14 korrikut është një sukses i madh, me një paradë ushtarake në Champs-Élysées, topa dhe fishekzjarre në të gjithë Francën.

You may also like ...