Header

Justin Bieber dhe Hailey prindër për herë të parë!

Justin dhe Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së parë!

Çifti e bëri të ditur lajmin në rrjetet e tyre sociale ku kanë shpërndarë një video të ëmbël dhe disa foto gjatë një rinovimi të befasishëm të betimit për dashuri të përjetshme në Hawaii.

Pa shkruar asnjë fjalë, Hailey thjesht ka etiketuar Justin në foton që mban dorën tek barku dukshëm i rrumbullakosur.

Hailey shfaqet e veshur me një fustan nusërie me dantella Saint Laurent nga Anthony Vaçarello, shoqëruar me një vello të derdhur ndërsa Justin ka veshur thjesht tuta, bluzë  të bardhë, kapuç dhe një xhup pelushi.

Një burim për “People” ka konfirmuar se është 6-muajshe shtatzënë.

Kujtojmë që çifti u martuan në një ceremoni sekrete në New York në vitin 2018. Ata e kanë shprehur shpesh dëshirën për t’u bërë prindër në moshë të re (këngëtari është 29 vjeç dhe modelja 27). Në vitin 2021 Hailey foli rreth planeve për të patur fëmijë.

Hailey Bieber is pregnant, expecting first child with Justin

Pregnant Hailey Bieber debuts baby bump in white lace Saint Laurent dress during vow renewal with Justin

Hailey Bieber is pregnant, expecting first child with Justin

 

Hailey Bieber announces pregnancy with her and Justin's first child

You may also like ...