Fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqiri duket se është një ndjekës i rregullt i formatit edhe këtë vit dhe shpesh herë reagon duke komentuar situatat atje brenda dhe madje ka bërë zgjedhjen e tij për banorin më të preferuar.
Në një postim në ‘Instastory’ ai tregoi se po ndiqte nga shtëpia e tij spektaklin e mbrëmjes së djeshme, dhe ka zgjedhur pikërisht momentin kur Lisi, Heidi dhe Romeo u vunë përballë njëri-tjetrit nga nominimi.
Krahas fotos ai shkruan: “Kur s’ke çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”, duke ironizuar, Gracianon për nominimin që bëri nga kutia e pandorës, si një hakmarrje për Romeon. Kështu Iliri në një mënyrë ose tjetër na tregoi se në këtë garë mbështet Romeon.
- Jeta e këngëtarit të njohur spanjoll Julio Iglesias, po bëhet serial në Netflix
- Theu rekordin në Spotify, Kaney West rrëzon nga froni Taylor Swift