Beyonce u akuzua për vjedhjen e disa prej modeleve të veshjeve nga turneu i saj ‘Renaissance’.
Artisti japonez Hajime Sorayama u shpreh në rrjetin social “Instagram” se ajo kishte vjedhur disa nga dizajnet e tij, për një kostum metalik trupor dhe përkrenare që ajo kishte veshur gjatë turneut të fundit.
Ai ndau fotografi nga koncertet e saj që e shfaqnin atë me një helmetë argjendi vezulluese me thumba të ngjashme, me antenën që i dilnin mbi veshët e saj, së bashku me ilustrimet që artisti 76-vjeçar i kishte krijuar më parë, shkruan DailyMail.
Ilustrimet e Sorayama ngjallnin vizatime klasike fantastiko-shkencore të mesit të shekullit të 20-të dhe paraqisnin gra të veshura me kostume argjendi dhe të veshur me helmeta të ngjashme me thumba thuajse identike në formë gjilpëre që dilnin nga veshët.
- Po kritikonte qeverinë për qëndrimin e mbajtur në luftën në Gaza, deputetit turk i bie të fikët gjatë fjalimit
- Ekspertët: 4 orë limiti para ekraneve smartphone