Header

Parukja më e gjatë në botë hyn në rekordet Guinness

Një vajzë nga Nigeria ka vendosur një rekord botëror të Guinness, duke realizuar paruken më te gjatë të punuar me dorë.

Helen Williams arriti të punonte një paruke 351.25 metër të gjatë. Asaj iu deshën 11 ditë dhe 2500 Dollarë për ta përfunduar. Gjatë procesit ajo përdori 1000 tufa flokësh, 12 shishe me spraj, 35 tubetë me ngjitës dhe 6250 karfica.

“Kjo arritje është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur. Ende s’mund ta besoj”, tha ajo.

Edhe pse me një eksperiencë 8-vjeçare në fushëne parukerisë, vajza u shpreh se realizimi i parukes ishte rraskapitëse për të.

“Miqtë dhe familja më inkurajuan. Nuk doja t’i zhgënjeja, kështu që ruajta fokusin tim. Rezultati është paruka më e gjatë e bërë me dorë në botë”, është shprrehur ndër të tjera vajza.

Pasi e përfundoi, gjetja e një vendi për ta shtruar dhe matur ishte e vështirë. Për këtë, ajo zgjodhi një autostradë që lidh Lagos dhe Abeokuta.

Rekordet Guiness e konfirmuan lajmin të martën. Williams e ka ekspozuar parukën në zyrën e saj kështu që çdokush mund ta shohë veprën e saj.

Guinness World Record: Nigerian sets record for longest wig - BBC News

 

Nigerian Wigmaker Awarded Guinness World Record with Longest Handmade Wig — Guardian Life — The Guardian Nigeria News – Nigeria and World News

You may also like ...