Header

Një javë pasi i vdiq i ati, ylli i “Euphoria” ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Ylli i “Euphoria” Angus Cloud ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. Aktori, i njohur për rolin e tregtarit të drogës Fezco në serialin e HBO, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland të Kalifornisë.

Familja nuk tha asgjë për natyrën e saktë të vdekjes së tij, ata duket se sugjerojnë se kishte të bënte me përpjekjen e tij për të përballuar vdekjen e babait të tij.

“Me zemrën të lënduar na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot. Si një artist, një mik, një vëlla dhe një djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra”, tha familja e tij në një deklaratë.

Sipas TMZ, policia iu përgjigj një telefonate nga nëna e Cloud të hënën në mëngjes pasi ajo raportoi një “mbidozë të mundshme” dhe tha se djali i saj nuk kishte puls.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur për momentin.

Angus ishte një yll në rritje në Hollywood, dhe ndoshta do të mbahet mend më së miri për rolin e tij kryesor në serialin hit “Euphoria” HBO … në të cilin ai luajti si Fezco nga viti 2019 deri në vitin 2022.

You may also like ...