Header

“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital!

LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 05: (FOR EDITORIAL USE ONLY) Madonna speaks onstage during the 65th GRAMMY Awards at Crypto.com Arena on February 05, 2023 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Një muaj pasi mbretëresha e popit Madonna u shtrua në reanimacion për shkak të një infeksioni bakterial, gjendja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e afërm po e ndihmojnë të rimarrë veten.

Këngëtarja 64-vjeçare ndau një përditësim në rrjetet sociale duke thënë se ishte me fat që ishte gjallë pas kohës së saj në kujdesin intensiv (ICU).

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë. Një muaj jashtë spitalit dhe mund të reflektoj.

Si nënë, ju mund të kapeni vërtet nga nevojat e fëmijëve tuaj, por kur ndihesha keq, fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha ylli i popit në Instagram të dielën.

Ajo do të fillonte një turne botëror shtatë-mujor në javët e ardhshme, por i duhej ta shtynte atë.

Madonna vazhdoi të falënderojë miqtë e saj për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre në postimin, ku shfaqet një foto e saj duke përqafuar djalin e saj David dhe një tjetër duke pozuar pranë vajzës së saj Lourdes.

You may also like ...