Capital T gjithmonë është mundur të ruajë privatësinë e tij kur bëhet fjalë për jetën private, edhe pse prej koëhsh ai përflitet për një lidhje dashurie me modelen Adrola Dashi.
Në një intervistë së fundmi në emisionin ‘Pushime on Top’, reperi ka folur për jetën e tij private, duke thënë që ndihet i stabilizuar.
Ndërkohë, sa i përket karrierës së tij, True Kapo paralajmëroi një koncert me përmasa madhështor dhe një album të ri.
Pjesë nga intervista:
Lei Kraja: Si do të titullohet ky album?
Capital T: Për momentin, po e mbaj sekret emrin, por di të them që do të jetë shumë i goditur, “dhurata” ime për këtë sezon veror…
Lei Kraja: Po me çështjet e zemrës, si i ke punët?
Capital T: Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…
Mesa duket, Capital T i frikësohet pak ‘syrit të keq’, pasi edhe më herët është shprehur se nuk flet nga frika, se mos shkatërrohet diçka e mirë.
“Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah, sepse ndoshta s’ka qejf”.
- Apartamenti privat i Marie Antoinette hapet për publikun në pallatin e Versailles
- Arsyet pas divorcit të pretenduar të Meghan Markle dhe Princit Harry!