Header

Rama përqafon dhe puth në faqe Giorgia Melonin

Në Moldavi po mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian, ndërsa pjesë e tij është kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që në takime diskutohet për çështje të rëndësishme, virale në rrjet është bërë një video ku kreu i qeverisë, Edi Rama ka puthur në faqe kryeministren e Kosovës Giorgia Meloni, një moment i cili për udhëheqësen italiane ka qenë i papritur. E surprizuar Meloni e ka pasuar momentin e sikletshëm me të qeshura.

Kujtojmë se një nga çështjet që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve, është tensioni i situatës në veri të Kosovës, ku për disa ditë rresht ka pasur protesta të dhunshme nga qytetarët serbë, madje edhe përplasje mes tyre dhe trupave të KFOR, ku të plagosur kanë mbetur 30 ushtarë.

@kos_data

Albanian PM Edi Rama caught giving Italian PM Giorgia Meloni a big hug and a smooch in front of all Europan leaders. Video by: Aneta Zachova #Albania #Italy #EdiRama #meloni

? –

You may also like ...