Header

Jessie J bëhet nënë për herë të parë

Jessie J ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.

Krijuesja e një sërë hiteve, 35 vjeçe, ka mirëpritur fëmijën me basketbollistin Chanan Safir Colman, me të cilin mendohet se ka qenë në një lidhje prej një viti.

Duke zbuluar lajmin përmes një postimi në InstaStory, ajo zbuloi se lindi një javë më parë.

Ajo shtoi se dashuria që ndjen për të birin është e papërshkrueshme dhe se është mirënjohëse për shëndetin e tij.

“Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme”, u shpreh ajo.

Image
Është e gjithë bota ime. Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme”, theksoi mes tjerash Jessie J.

Autorja e hitit “Price Tag” njoftoi në janar se po priste një fëmijë.

Jessie ka treguar më parë se të bëhesh nënë është “gjithçka që kam dashur ndonjëherë”, me shtatzëninë që vjen 13 muaj pasi ajo pësoi një abort shkatërrues në nëntor 2021.

Ylli i famshëm zbuloi në prill të vitit të kaluar se ka nisur një lidhje të re me basketbollistin.

You may also like ...