Header

Projektet e Elvis Pupës, në një film bashkë me Luiz Ejllin?

Elvis Pupa, në intervistën e tij të fundit, i ftuar në “CityNight Radioshow”, ka rrëfeyer për herë të parë për rikthimin e tij në ekran dhe projektet që rezervon ai për publikun.

Eksperienca në reality show-n, “Big Brother Vip Albania” siç pohon vetë aktori, ka shënuar rikthimin e tij në ekran pas disa vitesh mungesë.

Nga projeketet muzikore që ka njoftuar në instagramin e tij, realizimi i një programi ‘podcast’, sketche dhe një film me kast ‘surprizë’

Pupa ka zbuluar se ka në plan realizimin e një filmi edhe pse e shikon si një punë të vështirë pasi kërkon shumë mund, kohë dhe staf.
Në një moment të intervistës, teksa filste për projektin e filmit ai përmendi edhe ish-banorin dhe një nga personazhet më të komentuar të momentin, Luiz Ejllin. Duke i uruar suksesin që ky i fundit po përjeton, Pupa la të kuptohet se ekziston dëshira dhe nëse ekziston edhe mundësia që Luizi të jetë pjesë e filmit të tij.

Elvis Pupa: “Është pak e vështirë tani se ai (Luizi) s’kapet për momentin”.

Aktori nuk ka zbuluar më shumë rreth këtij bashkëpunimi duke lënë gjithçka enigmë. Mos vallë do të kemi bashkë në një film Elvis Pupën dhe Luiz Ejllin?!

Ndër projektet e tij, Visi përmendi dhe disa sketche të cilat në fakt i ka nisur që para hyrjes në ‘Big Brother’, në bashkëpunim me mdoeratoren e njohur, Roza Lati. Ai tha se do realizojë dhe sketche të tjera të cilat mund t’i ndjekim në kanalin e tij në Youtube.

Sa shumë projekte premton Visi dhe neve s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë dhe shijuar prej tyre…

You may also like ...