Sonte do të zhvillohet nata e dytë e Eurovizion Song Contest 2023 ku do të marrë pjesë këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Gjatë ditës së djeshme, për mediat Albina komentoi mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, pritshmëritë që kanë për në finale por edhe emocionet.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë.
Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”- tha ajo.
- Shuma marramendëse, sa merr Luizi për një performancë në club-et e natës
- “2 shotsa”, Luizi dhe Donaldi me një bashkëpunim muzikor