Zbulohet menuja që do të përdoret gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles, kërkesat e veçanta të Camillës
Mbreti Charles dhe gruaja mbretërore Camilla janë në përgatitje të ethshme për kurorëzimin e tyre që do të bëhet të shtunën më 6 maj në Westminster Abbey.
Ata kujdesen për detajin më të vogël për ditën e madhe, madje edhe për menunë. Djali i Camilla, Tom Parker Bowles, ka zbuluar se çfarë do të mund të shohim në menynë e kurorëzimit. Gruaja mbretërore Camilla ka përjashtuar dy artikuj nga menyja e kurorëzimit.
Siç zbuloi djali i saj në podkastin e The News Agents, dy përbërësit që do të ndalohen janë speci djegës dhe hudhra. “Këta të dy nuk do të jenë në menu. Unë mendoj se hudhra mund të bëjë të keni një frymëmarrje të keqe dhe nuk do të ishte e drejtë ta përdorni atë në një situatë të tillë”.
Ai shtoi: “Asaj nuk i pëlqen speci djegës. Në përgjithësi, asaj nuk i pëlqejnë gjërat pikante. Edhe kur ju duhet të shoqëroheni me shumë njerëz, ndoshta duhet të jeni të kujdesshëm me atë që hani“. Sa për ushqimet e preferuara të nënës së tij: “Asaj i pëlqen peshku i freskët dhe perimet e freskëta. Ajo ka kopshtin e saj me perime në shtëpi”.
- “Ajo ha gjithçka”/ Ben Affleck zbulon sekretin e linjave perfekte të Jennifer Lopez
- Çmimet e biletave të finalen e Championsit, më e lira dhe më e shtrenjta