Në dhjetor të këtij viti bëhen 10 vite nga aksidenti tragjik që pësoi legjenda e Formula 1, Michael Schumacher.
Që prej asaj kohe, askush nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të kampionit të botës, pasi familja e tij ka ruajtur një privatësi totale.
Megjithatë, duket se pas 10 vitesh, tifozët e gjermanit do munden më në fund të mësojnë detaje të reja mbi të.
Kjo pasi, Schumacher do të jetë fokusi i një dokumentari të ri që pritet të publikohet këtë dhjetor.
Dokumentari i ri me pesë pjesë që do të transmetohet në Gjermani dhe pritet të ofrojë detaje të reja, nëntë vjet pasi u raportua se ai u zgjua nga koma e shkaktuar nga mjekësia.
Transmetuesi gjerman “ARD” do të prodhojë serialin e ri, dy vjet pas një dokumentari të platformës “Netflix”, për familjen e tyre ku protagoniste ishte gruaja e tij Corinna.
Më herët, ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt ishte i fundit që ka dhënë informacione për legjendën e F1, teksa tha se vitin e kaluar, kanë parë gara së bashku në TV.
Todt i tha gazetës italiane Corriere della Sera vitin e kaluar:
“Le ta lëmë atë të qetë. Ne respektojmë dëshirat për privatësi të Corinna-s dhe fëmijëve të saj, megjithëse e dimë sigurisht që aksidenti pati pasoja. Por kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë. Unë shkoj gjithmonë ta shoh atë. Ai dhe familja e tij janë familja ime.”