Të martën u publikua lista e nominimeve për “Oscars 2024”, një listë me shumë surpriza duke lënë jashtë emra të tillë si: Greta Gerwing, Margot Robbie, Dua Lipa.
Oppenheimer i Christopher Nolan kryeson nominimet Oscars, me plot 13 nominime, vetëm pak nga rekordi prej 14 nominimesh. “Poor Things” vjen me 11, duke përfshirë një nominim të katërt për Emma Stone.
Më pas vjen “Killers of the Flower Moon” me 10 nominime dhe më pas “Barbie” me 8 nominime.
Surpriza e ishte regjisorja e filmit Barbie, Greta Gerwig, e cila nuk u nominua për regjisorin më të mirë. Në filmin Barbie nuk u nominua as Margot Robbie për aktoren më të mirë kryesore, ndërsa Ryan Gosling, i cili luajti Kenin, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.
Dua Lipa gjithashtu nuk mundi të nominohej për kolonën më të mirë zanore, kjo për shkak se tri këngë të ndryshme nga filmi Barbie ishin në garë për çmimin muzikor këtë vit “What Was I Made For” e Billie Eilish, “Dance the Night” e Dua Lipa -s dhe “I’m Just Ken” interpretuar nga aktori Ryan Gosling. Megjithatë, sipas rregullave të Oscar, vetëm dy këngë nga i njëjti film mund të nominohen.
Artikulli i revistës Vogue theksonte mungesën e Lipës si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij viti, veçanërisht pasi kënga u konsiderua si një nga më të suksesshmet e filmit hit “Barbie”.
Të nominuarit për filmin më të mirë
American Fiction
Anatomy of a Fall
Barbie
The Holdovers
Killers of the Flower Moon
Maestro
Oppenheimer
Past Lives
Poor Things
The Zone of Interest
Nominimet për regjisorin më të mirë
Justine Triet – Anatomy of a Fall
Martin Scorsese – Killers of the Flower Moon
Christopher Nolan – Oppenheimer
Yorgos Lanthimos – Poor Things
Jonathan Glazer – The Zone of Interest
Aktorja më e mirë në një rol kryesor
Annette Bening – Nyad
Lily Gladstone – Vrasësit e Hënës së Luleve
Sandra Hüller – Anatomia e një Rënie
Carey Mulligan – Maestro
Emma Stone – Gjërat e varfëra
Nominimet për aktorin më të mirë
Bradley Cooper – Maestro
Colman Domingo – Rustin
Paul Giamatti – The Holdovers
Cillian Murphy – Oppenheimer
Jeffrey Wright – American Fiction
Nominimet për këngën më të mirë origjinale
The Fire Inside – Flamin’ Hot
I’m Just Ken – Barbie
It Never Went Away – “American Symphony”
Wahzhazhe (A Song For My People) – Killers of the Flower Moon
What Was I Made For? – Barbie
Skenari më i mirë origjinal
Anatomy of a Fall — Justin Triet, Arthur Harari
The Holdovers — David Hemingson
Maestro — Bradley Cooper, Josh Singer
May December — Samy Burch, Alex Mechanik
Past Lives — Celine Song
Aktori më i mirë në rol dytësor
Sterling K Brown – American Fiction
Robert De Niro – Killers of the Flower Moon
Robert Downey Jr. – Oppenheimer
Ryan Gosling – Barbie
Mark Ruffalo – Poor Things
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Emily Blunt – Oppenheimer
Danielle Brooks – The Color Purple
America Ferrera – Barbie
Jodie Foster – Nyad
Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers
- Një film i 2016-ës është më i miri i Netflix aktualisht
- Qytetet më të mira në botë për vitin 2024 sipas Time Out, cili kryeson listën