Header

Zhduket pasuria e aktores legjendare Gina Lollobrigida, familja akuzon asistentin e së ndjerës!

Fatkeqësisht në muajin maj u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare aktorja legjendare italiane, Gina Lollobrigida. Diva e madhe e kinematografisë italiane ka lindur më 4 korrik 1927 në provincën e Romës Subiaco dhe ishte një nga aktoret më të rëndësishme evropiane dhe një ‘seks simbol’ i viteve 50-60 ndërkombëtarisht. E ndjera luajti në dhjetëra filma me yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe kinematografisë italiane, nga Frank Sinatra dhe Sean Connery te Marcello Mastroianni dhe Humphrey Bogart dhe mori nofkën “La Lolo”.

Ndërkaq, beteja për trashëgiminë e aktores së njohur italiane ka marrë një kthesë misterioze pasi 9 milionë euro nga pasuria e saj janë zhdukur. Në testament, ylli italian i filmave e ndau pasurinë e saj mes djalit 66-vjeçar, Milko Skofic Jr dhe asistentit të saj 35-vjeçar Andrea Piazzolla i cili u kujdes për Lollobrigida-in në vitet e saj të fundit.

Megjithatë, situata është tensionuar pasi familja e Lollobrigida-s e akuzon asistentin e 95-vjeçares se e ka manipuluar për t’i lënë gjysmën e pasurisë. Situata u përkeqësua pasi autoritetet italiane kryen një inventar të pasurisë së aktores dhe zbuluan që mungonin 9 milionë euro asete. Besohet se pasuria e saj që dikur vlente miliona euro, tani kanë një vlerë prej 500 mijë eurosh.

Në vitet e fundit të jetës së saj, Lollobrigida mori masa ligjore ndaj Skofic Jr, të cilin e akuzoi se e ka turpëruar. Por, Skofic Jr, bashkë me djalin e tij Dimitri Skovic, pretendojnë se, aktorja u mashtrua nga asistenti i saj i ri Piazzola, të cilit më pas ajo i la një pjesë të pasurisë duke lënë jashtë anëtarë më të rëndësishëm të familjes apo miq të afërt. Tashmë një gjykatë në Romë do të vendosë më 7 qershor nëse 95-vjeçarja ka qenë e kthjellët mendërisht në momentin që i ka kaluar një pjesë të pasurisë së saj asistentit.

You may also like ...