Header

Zbulohet sesi u ‘ringjall’ Madonna, pasi u gjet pa ndjenja në shtëpi

Madonna raportohet së fundmi se është ringjallur nga shërbimet e emergjencës me mjekimin Narcan, i përdorur nga policia e SHBA për të shpëtuar njerëzit në mbidozë drogash, para se të dërgohej në shërbimin e emergjencës me një infeksion bakterial, sipas raportimeve.

64 vjeçares iu dha injeksioni për të luftuar atë që njihet si ”shoku septik”, para se të dërgohej në spital, raporton Radar Online.

Këngëtarja është ende në krevat dhe mbetet “e dobët dhe e lodhur” pas episodit dramatik.

Sepsis është një gjendje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga lëshimi i kimikateve “mbrojtëse” nga trupi gjatë luftimit të një infeksioni. Këto kimikate dëmtojnë indet e trupit dhe organet, duke çuar në atak ndaj organeve, dështim të tyre ose vdekje.

You may also like ...