![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/230528091747-02-venice-canals-green-0528-scaled.jpg)
Pak ditë më parë, uji në Kanalin e Madh të Venecias mori papritur një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Dyshimet e para të policisë ishin se mund të bëhej fjalë për një gjest ekstrem nga ana e grupeve ambjentaliste. Megjithatë, sipas Daily Mail, autoritetet lokale kanë zbuluar tani arsyen e vërtetë përse një pjesë e rrjetit të kanaleve të qytetit lagunë u kthye në një ngjyrë jeshile gati fosforeshente në 28 maj.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/230528091605-01-venice-canals-green-0528.jpg?resize=683%2C1024&ssl=1)
Transformimi spektakolar duket se në fakt, nuk lidhet me asnjë veprim të ambientalistëve, por është shkaktuar nga një substancë e përdorur për të testuar se sa mirë funksionon sistemi i ujërave të zeza në këtë qytet.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/bef0c28c704cf5737dd13cc4a93ddf14.webp?resize=696%2C464&ssl=1)
Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Venetos vuri në dukje se ngjyruesi fluorescein, ishte shfaqur në kampionët e ujit të marra në Venecia, por nuk specifikoi origjinën e tij.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/65759174_803.jpeg?resize=575%2C575&ssl=1)
Agjencia theksoi se situata është nën kontroll dhe se analizat “nuk kanë treguar praninë e elementëve toksikë”, duke siguruar kështu vendasit dhe turistët se ndryshimi i ngjyrës së ujit nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.
-
Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare
-
Bebe Rexha surprizon shqiptarët, sjell këngën në gjuhën shqipe