Header

Ylli i ri më i pasur në Britani, Harry Styles zë vendin e parë! Ku renditet Dua Lipa?

Harry Styles është emëruar ylli i ri më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 30 vjeç për të dytin vit radhazi me një pasuri prej 175 milionë paundësh.

Harry Styles theu shifrën prej 150 milionë funtesh për herë të parë në vitin 2023 falë “Love On Tour” të tij, i cili fitoi 508 milionë funte. Suksesi i tij muzikor mbështetet gjithashtu nga një marrëveshje me pesë filma me Marvel për të luajtur Eros Starfox.

Siç raporton Daily Mail, ai gjithashtu ka një karrierë të suksesshme modelingu me një marrëveshje prej 8 milionë funtesh me shtëpinë e famshme “Gucci”, ndërsa promovon edhe linjën e tij të kujdesit të lëkurës ‘Pleasing’.

Artistët e muzikës vazhdojnë të dominojnë top pesëshen me Dua Lipën në vendin e dytë me 82.5 milionë paund, sipas Heat’s Rich List.

Niall Horan qëndron në vendin e tretë me fitime prej 60.4 milionë paund i ndjekur nga ish-shokët e tij të grupit, Liam Payne me 49.4 milionë paunddhe Zayn Malik me 38.5 milionë paund.

 

You may also like ...