Header

Xing në dasma VIP-ash, sa kushtoi fustani që veshën Kejsi Tola dhe Xhensila Myrtezaj

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan këtë fundjavë dashurinë e tyre në Toscanë! Pavarësisht se çifti kishte kërkuar privatësi në këtë ditë të veçantë, të ftuarit nuk u rezistuan dot publikimit të fotove të tyre në rrjetet sociale.

Një ndër to ishte edhe Xhensila Myrtezaj, e veshur me një fustan me lule, ku dukej mjaft e kuruar. Por ajo që ra në sy ishte se fustanin e saj e kishim parë edhe në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Kjo pasi kishte qenë e njëjta zgjedhje edhe për këngëtaren Kejsi Tola.

Me një stil krejtësisht të veçantë, fustani me lule ishte nga linja “Zimmermann’s Wonderland” dhe çmimi fillestar në internet është 975 euro. Me një material të freskët linoje dhe me kopsa të theksuara para, fustani i jep shkëlqim çdo lloj siluete.

You may also like ...