Header

Xhinset e Kurt Cobain shiten për gjysmë milioni dollarë

Sa jemi të gatshëm të shpenzojmë për një palë xhinse të përdorura? Duke marrë parasysh që një palë xhinse tipike ‘Levi’s’ kushtojnë rreth 80 euro, me siguri përgjigja juaj është shumë më poshtë kësaj shifre. Por, po sikur të ishin të legjendarit Kurt Cobain? Epo, atëherë padyshim, nuk ka çmim.

Dhe kështu ndodhi: gjatë ankandit ‘Played, Worn & Torn: Rock ‘N’ Roll Iconic Guitars and Memorabilia’ të mbajtur nga ‘Julien’s Auctions’ në Beverly Hills, një palë xhinse nga këngëtari i ‘Nirvana’ iu shitën një fansi për 412,750 dollarë, pothuajse gjysmë milioni dollarë.

Bëhet fjalë për modelin e veshur nga Kurt Cobain në videoklipin për ‘Heart-Shaped Box’, me regji të Anton Corbijn, si dhe gjatë ‘MTV Movie Awards 1994’ dhe në një dalje në skenë në ‘Roseland Ballroom’ në New York, kombinuar me xhupin e tij të paharrueshëm të madh me vija kuq e zi si Freddy Krueger. Për më tepër, këto janë pantallona të personalizuar nga Cobain dhe banda e tij, me panele lulesh dhe arna të qepura.

Nga ana tjetër, siç dihet, ishte ylli i ‘Nirvana’ ka përcjellë zhgënjimin e tij të plotë me botën përreth edhe në mënyrën se si vishej: rroba të grisura, pëlhura të rrudhura, këpucë të vjetra. Sikur të kishte zgjedhur gjërat e para nga garderoba me sy mbyllur sapo ishte zgjuar në mëngjes.

Kurt Cobain's Old Jeans Just Set an Auction Record for Levi's

You may also like ...