Header

Xhensila Myrtezaj reagon pas këngës së Bes Kallakut: Fajin ty ta hedh..

Divorci i Besit dhe Xhensilës ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por me shumë vend për aludime.

Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

Mes kritikave dhe akuzave të ashpra ndaj saj, Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh”.

Është poezia e famshme nga britaniku Rudyard Kipling, që është konsideruar “himni i jetës”. Një poezi e shkruar nga autori për të birin, në mënyrë që të bëhet “Burrë”.

“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”-shkruan Xhensila në Instastory.

FOTO/ " Ndaj shpifjeve të rrish pa folur"- Pas bujës nga

You may also like ...