Kate Middleton është ende nën regjim. Bashkë me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e pushimit dhe William do të shkojë vetëm në BAFTA. Kjo është hera e parë që Kate nuk e shoqëron bashkëshortin në një event kaq të rëndësishëm, që nga lindja e djalit të vogël Louise.
Pallati Mbretëror nuk u ka lënë vend aludimeve: Do të jetë a s`do të jetë Kate, por e ka dhënë vetë lajmin.
Princi do të ndjekë ceremoninë vetëm këtë herë. Ai është president i Akademisë Britanike të Arteve, Filmit dhe Televizionit që prej 2010-ës. Më herët këtë detyrë e ka mbajtur gjyshi i tij, Princi Philip.
Ceremonia e këtij viti do të drejtohet nga aktori dhe ylli i Doctor Who David Tennant, ndërsa në ata që do prezantojnë çmimet përfshihet Cate Blanchett, Idris Elba, Bryce Dallas Howard, Hugh Grant, Dua Lipa dhe David Beckham.
Kate është ende duke rimarrë veten pas një ndërhyrje abdominale, detaje të së cilës nuk janë ndarë në publik.
- Pas takimit me Mbretin Charles III , Princi Harry thyen heshtjen
- Jennifer Lopez me turne të ri muzikor në 30 qytete të SHBA-së