Ylli i Hollivudit, Vin Diesel është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson, raportojnë mediat e huaja.
TMZ raporton se një grua ka akuzuar aktorin e “Fast and Furious” se është përpjekur të kryejë marrëdhënie me të gjatë xhirimeve të filmit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010.
Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Asta Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj.
Ish-asistentja pretendon se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.
“Ishte e qartë për të se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme.
Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.”, thuhet në padi.
Avokati i aktorit ka mohuar akuzat duke thënë se “Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësi”.
- Zbulohen shkaqet që çuan në ndarjen e Mariah Carey dhe Bryan Tanaka
- Habit Cameron Diaz: Çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma të ndara