Vazhdojnë polemikat e divorcit, ish-partnerja i kërkon Achraf Hakimit 10 milionë euro dëmshpërblim
Polemikat mbi divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi, nuk kanë të ndalur.
Aktorja thotë se ka vendosur të divorcohet me të pas akuzave se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në Paris.
Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u përballë me një surprizë kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.
Kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofron vetëm dy milionë. ‘La Vanguardia’ raporton se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.
Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën ‘Elle’ ku ka folur për divorcin e saj dhe gjithë polemikat rreth tij.
“Ka ditë kur unë jam mirë dhe të tjera kur duhet të dish të përballesh me goditjet dhe të marrësh vendime që ndonjëherë janë të komplikuara”, ka deklaruar ajo.
Ka qenë jeta ime dhe vendosa të luftoj për veten time, nuk kam asnjë lidhje me gjërat materiale.”-ka thënë ajo.
- Mes dramave që po i rrethojnë, Princ Harry dhe Meghan Markle shihen teksa shijojnë ndeshjen e Lakers!
- Karaokja e fundit e James Corden/ Adele i bashkohet në puntatën e mbylljes të “The late late show”