Kobe Bryant family https://www.instagram.com/p/BxYER-JngPv/ Credit: Kobe Bryant/Instagram
Dita e djeshme ka qenë mjaft e dhimbshme për bashkëshorten e Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta tre muaj më parë në një aksident tragjik. Dyshja do të festonte 19-vjetorin e martesës dhe Vanessa duker mjaft e trishtuar nga dedikimet e bëra në rrjete sociale.
“Mbreti im, zemra ime, shoku im më i mirë. Gëzuar 19 vjetorin e dasmës. Më ka marrë malli shume për ty. Uroj që të ishe këtu për të më mbajtur në krah”, shkruan Vanessa pranë imazhit me Kobe-n.
Ajo ka marrë edhe disa lule nga njerëzit e dashur, si për t’i kujtuar në këtë ditë se nuk ?shtë vetëm dhe për t’i ngjallur emocionet e surprizave nga basketbollisti i ndjerë. “Lule përvjetori nga Kobe im”, shkruan Vanessa dhe nuk harron të falenderojë njerëzit më të afërt. Kujtojmë se dyshja ishin prindër të katër vajzave, njëra prej të cilave, Gianna u nda nga jeta bashkë me Kobe në aksidentin tragjik.
https://www.instagram.com/p/B_ITucyDzf2/
- U infektua me Koronavirus, aktorja tregon mbi gjendjen e saj
- Rina Balaj dhe Sin Boy kanë gati albumin e ri