Alaina Marie Scott, vajza e artistit të famshëm Eminem, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. 30-vjeçarja u martua me të dashurin e saj Matt Moeller më 9 qershor në Detroit, Michigan, ndërsa të pranishëm anëtarët e familjes, përfshirë motrën e Alaina, Hailie Jade Scott, e cila ishte shoqëruese e nuses.
Alaina ndau foto nga festa në Instagram, duke përfshirë një fustan të nusërisë Katerina Bocci, duke shkruar, “9 qershor 2023, thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do ta gjejë gjithmonë tëndin!”.
Në fotot që ajo postoi, Alaina dhe Matt përqafohen në një çati, në një ashensor dhe në pistën e kërcimit. Ajo ndau gjithashtu pamje nga korridori i tejmbushur me trëndafila të bardhë për ceremoninë e tyre dhe unazat e tyre të martesës.
Në një postim tjetër, Alaina ndau një video të saj, duke treguar unazën së bashku me burrin e saj, “Me dashuri, zoti dhe zonja Moeller”.
Çifti u fejua në dhjetor 2021. Alaina u adoptua nga Eminem në fillim të viteve 2000, kur nëna e saj, motra e Kim, Dawn Scott, po luftonte me përdorimin e drogës. Scott ndërroi jetë në vitin 2016. Eminem foli për adoptimin e Alaina-s në vitin 2004, “Unë kam kujdestarinë e plotë të mbesës sime. Mbesa ime ka qenë pjesë e jetës sime që kur lindi. Unë dhe Kim e kishim si vajzën tonë atë, ajo do të jetonte me ne kudo që ishim”.
- Studimi: Të rinjtë i besojnë më shumë TikTok sesa mediave
- “Ti je aktor më i mirë…”/ Kevin Jacobs komenton në foton e Luizit