Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë
Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.
Në një deklaratë, Unioni bëri të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.
Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.
‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.
Sipas shoqatës së Unionit të Transportit, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo reagim për të zbutur situatën.
‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njofton shoqata.
Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfida operacionale që po prekin shërbimet e transportit.
- ‘E gjithë bota ime ra poshtë!’ Keisi flet për njohjen me partneren e Sabianit
- “Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital!