Header

UEFA dënon Shqipërinë për incidentet në ndeshjen me Poloninë

UEFA ka gjobitur me 30 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për ndezje dhe hedhje të fishkezjarreve në ndeshjen me Poloninë. Por ajo çka rëndon më shumë është kërcënimi me mbylljen e tribunave veriore dhe jugore pas portave, nëse ky rast përsëritet në dy vitet e ardhshme.

Për të njëjtën ndeshje një gjobë tjetër prej 14 mijë eurosh është vendosur për bllokimin e rrugëve publike. Paralajmërime vijnë edhe për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave si dhe për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore. Me 20 mijë euro është gjobitur edhe federata polake për fishekzjarret që hodhën tifozët e tyre dhe dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.

UEFA ka dhënën një dënim edhe për federatën rumune në ndeshjen kundër kombëtares së Kosovës u shfaqën banderola me përmbajtje politike. Vendimi parashikon 40 mijë euro gjobë dhe do ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi me dyer të mbyllura. Tifozat rumunë shfaqën pankarta dhe thirrjet “Kosova është Serbi” si dhe patën sjellje raciste ndaj kombëtares kosovare.

You may also like ...