Header

U shpall në kërkim në Kosovë, Noizy ndalohet nga policia Shëngjin

Reperi Noizy është arrestuar në Shëngjin, në orët e para të mëngjesit.

Prej dy ditësh reperi i njohur shqiptar Noizy u shpall në kërkim pas sherrit brutal të ndodhur disa netë më parë në Pejë.

Së bashku me të u shpall në kërkim dhe Dj Crax, po ashtu dhe ditën e djeshme Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe reperin tjetër Stresin, të tre personat e lartpërmendur dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë konflikt.

Sakaq, është bërë e mundur arrestimi i Noizyt. dhe i Dj Crax.

Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionalja e Tiranës.

Pas ndalimit, ata janë dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohen procedurave ligjore

You may also like ...