Aktorja izraelite, Meital Dohan, rrëfeu se pas dy vitesh lidhje është ndarë nga Al Pacino, për shkak të diferencës së moshës prej 39 vitesh.
“Është e vështirë të jesh në një lidhje me një burrë kaq të vjetër në moshë”, deklaroi 40-vjeçarja, duke konfirmuar lajmin e ndarjes nga legjenda e kinematografisë, i cili u paraqit i vetëm në ceremoninë e Çmimeve “Oscar”.
E pyetur nëse kishte ndonjë dhuratë të shtrenjtë nga Pacino, prej së cilës do të kujtonte lidhjen e tyre, ajo qeshi dhe shtoi se Pacino nuk kishte qejf të shpenzonte para.
“Diferenca e moshës është e vështirë. Unë përpiqesha ta mohoja, por tashmë ai është i moshuar, të them të drejtën. Kështu që, pavarësisht gjithë dashurisë sime, nuk zgjati. Si mund ta them me mirësjellje që ai nuk donte të shpenzonte? Më blinte vetëm lule”, tha Meital në një intervistë me revistën izraelite “La’Isha”.
Pacino ka 3 fëmijë, një vajzë 30-vjeçare, Julie Marie, dhe dy binjakë 18-vjeçarë, Olivia dhe Anton
- Aktorja e njohur dhunohet sërish nga partneri
- Mesazhi prekës i Caroline Flack para se t’i jepte fund jetës