Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtarja mirëpriti në jetë në fshehtësi totale djalin e tyre të dytë më 3 gusht në Los Angeles. Emri i plotë i të voglit nuk dihet, por TMZ raporton se ai fillon me një R si i vëllait të tij të madh.
Çifti, i cili mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin e madh RZA, në maj 2022, nuk kanë reaguar ende për lajmin e bukur. Duke marrë parasysh faktin se ata e mbajtën të fshehtë emrin e RZA për rreth një vit, nuk do të ishte çudi nëse do të zgjidhnin ta mbanin të fshehtë edhe emrin e djalit të tyre të dytë për aq kohë sa të ishte e mundur.
Hera e fundit që Rihanna u pa në publik ishte në fund të korrikut, kur ajo darkoi me Rocky-n në restorantin e saj të preferuar në Kaliforni.
Kujtojmë se Rihanna njoftoi në mënyrë të paharrueshme shtatzëninë e saj të dytë në ‘Super Bowl’ në shkurt. Ajo nuk zbuloi në atë moment se sa muajshe ishte, por foli për ‘British Vogue’ për shpresën e saj për të pasur më shumë fëmijë dhe se si nuk i interesonte gjinia.
- Rina Balaj do të jetë pjesë e Big Brother VIP?
- Ja kush do të jetë pjesë e kastit të filmit të Borës dhe Donaldit!