Muaj pas largimit nga programi televiziv “The Daily Show” moderatori i njohur Trevor Noah fitoi një çmim Webby për komedinë “Problemi i dyerve të Amerikës”.
Në këtë komedi Noah sjell në vëmendje çështjen e kontrollit të armëve dhe kritikon reagimin e politikanëve ndaj të shtënave masive.
39-vjeçari hedh poshtë idenë se raca, videolojërat dhe muzika rap janë faktorë që nxisin të shtënat me armë.
Në natën e çmimeve Webby që pritet të mbahet më 15 maj pritet të nderohen edhe emra të tjerë të shoubizit si Rihanna, Lizzo , Doja Cat, ish-presidentin Barack Obama dhe kasti i aktorëve të filmit “Black Panther: Wakanda Forever.”
Ceremonia e çmimeve Webby do të zhvillohet në New York City ku humoristi amerikan Roy Ëood Jr do të prezantojë për herë të dytë këtë event.
Disa nga emrat e tjerë që kanë fituar në këtë ceremoni janë prezantuesi i emisioneve Stephen Colbert, komedianja Sarah Silverman, producentin televiziv Lorne Michaels dhe regjisorin francez Michel Gondry.
- Për herë të parë, krijohet kukulla Barbie me sindromën Down
- “Gruaja Latine në Muzikë”, Shakira e para që do të marrë këtë çmim nga “Billboard”