Bebe Rexha është e njohur për këngët e saj të cilat kthehen menjëherë në hite, por ndër këngët më të spikatura të Rexhës është “Meant To Be” me të cilën po korr sukses edhe 6 vite pas publikimit.
Hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line prek sërish maja klasifikimesh.
Kënga e yllit të muzikës Pop u rendit e para në klasifikimin e parë vjetor të publikuar për hitet e muzikës Country nga BBC Radio 2.
“Meant to be” kryeson listën me 10 këngë ku bëjnë pjesë edhe Islands in the Stream nga Dolli Parton dhe Keni Roxhers e 1983-shit, apo ikona “Take me Home, Country Roads” nga John Denver e vitit 1971.
Ndërkohë, kujtojmë se “Meant to be” u rendit muajin e kaluar mes këngëve më të shitura në historinë e Shtetet e Bashkuara, duke e futur Bebe Rexhën në listën ku bëjnë pjesë edhe këngëtare të famshme si Taylor Swift.
- Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë: disa këshilla!
- Publikohet një foto e rrallë e princeshë Dianës nga fëmijëria e saj