Ai nuk do të ishte aktori i parë, por me siguri mundësi i parë dhe Presidenti i parë i SHBA me origjinë nga Samoa që shkel në Shtëpinë e Bardhë.
Dwayne “The Rock” Johnson zbuloi se disa parti e kontaktuan për ta pyetur nëse donte të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2024.
Kërkesat thotë ai vinin pas publikimit të një sondazhi, i cili zbuloi se 46% e amerikanëve do të mbështesin fushatën e tij zgjedhore.
Në një intervistë për podkastin e komedianit Trevor Noah, tha se “ishte vërtet i prekur dhe i nderuar” nga sondazhi që do ta shtynte atë të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara.
“Ishte e gjitha shumë surreale, sepse asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im të merresha me politikë”, u shpreh aktori.
Johnson e paraqet veten si të qendrës dhe të pavarur politikisht. Ai i dha mbështetje Joe Biden në 2020-ën.
Megjithëse ai thotë se nuk i intereson Shtëpia e Bardhë, në 2016-ën rrëfeu për revistën GQ “se mendimi për të qenë guvernator apo president është joshës”.
A do t’ia arrijë kush që ta bindë “The Rock” të garojë për president. Mbetet për t’u parë.
- 10 vite pas aksidentit, Michael Schumacher rikthehet në një dokumentar
- 13 Nëntori, Dita Botërore e Mirësjelljes