Header

The Beatles do të publikojnë rekordin e tyre të fundit

The Beatles do të publikojnë rekordin e tyre të fundit, me përdorimin e inteligjencës artificiale, mbi 50 vjet pas shpërbërjes së grupit.

Kënga e fundit e Beatles që ata regjistruan kolektivisht ishte “The End”, nga albumi “Abbey Road” në 1969, kënga e fundit e medley në anën e dytë të albumit. John Lennon vdiq në moshën 40-vjeçare në dhjetor të vitit 1980 dhe George Harrison vdiq nga kanceri në moshën 58-vjeçare në vitin 2001. Por,Paul McCartney ka zbuluar se ai do të “zhbëjë” zërin e Lennon nga një demo e vjetër për të krijuar këngën e fundit të grupit, që besohet të jetë “Now and then“.

“Sapo e përfunduam dhe do të dalë këtë vit”, tha McCartney për programin Today të Radio 4.

McCartney shpjegoi se producenti Jeff Lynne, i cili në 1995 dhe 1996 kishte lëshuar këngë të regjistruara nga Lennon duke përfshirë “Free As A Bird” dhe “Real Love”, ishte përpjekur gjithashtu të risillte “Now And Then”, por e kishte të vështirë të pastronte këngë, por inteligjenca artificiale i dha McCartney-t mundësinë për të rikrijuar zërin e Lennon.

You may also like ...