Moti në vendin tonë, pritet të jetë i kthjellët dhe me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës, deri në orët e pasdites në relievet kodrinore-malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.
Këto vranësira në relievet e larta malore, do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në relievet malore 19 deri në 37°C
-Në zonat e ulëta 18 deri në 38°C
-Në zonat bregdetare 22 deri në 37°C
- Pse 28,3% e shtëpive në Itali janë bosh?
- Frikë nga sulmet terroriste: Taylor Swift anulon koncertet në Vjenë