Header

Temperatura deri në 36 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 32°C

në zonat e ulëta 15 deri 36°C

në zonat bregdetare 17 deri 34°C

You may also like ...