Header

‘Të gjithë sytë në Rafah’, fotoja që ka ‘pushtuar’ rrjetet! Postohet nga 37 milionë përdorues të Instagramit

‘Të gjithë sytë në Rafah’. Nëse edhe ju përdorni rrjetet sociale është e pamundur që t’iu ketë shpëtuar pa e parë kjo foto e bërë virale.

Disa tenda të bardha në tokë që formojnë shprehjen “All eyes on Rafah” (Të gjithë sytë në Rafah). Kjo foto ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa në Instagram është postuar në story nga më shumë se 37 milionë përdorues që nga mëngjesi i së mërkurës.

Slogani po përhapet me shpejtësi në rrjet ndërsa bëhet thirrje për armëpushim. Fotoja u bë virale pas sulmit izraelit në një kamp në Rahaf, ku u vranë 45 njerëz, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë bërë bashkë me këtë foto dhe kërkojnë që t’i jepet fund sulmeve izraelite. Ky imazh ka marrë mbështetjen e shumë artistëve dhe figurave me influencë në rrjetet sociale, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila zgjodhi ta postojë.

All Eyes On Rafah: Regional And Global Celebs Make Their Stance

 

You may also like ...