Header

Taylor Swift artistja nr.1 në botë

Taylor Swift është shpallur artistja që ka shitur më shumë albume në vitin që lamë pas sipas IFPI, organizatë kjo që përfaqëson industrinë diskografikë në botë.

Swift fitoi titullin për herë të dytë, duke qenë e para edhe para gjashtë vitesh në 2014.

Me këtë dëshmon se 2019 ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për të, që nga publikimi i albumit të saj të shtatë “Lover”.

Albumi i Taylor zuri vendin e parë në më shumë se dhjetë vende, teksa gjatë javës së parë të lançimit arriti në tre milionë kopje të shitura në gjithë botën.

Më poshtë është lista e top-10 artistëve me më së shumti shitje në vitin 2019, sipas IFPI:

1. Taylor Swift

2. Ed Sheeran

3. Post Malone

4. Billie Eilish

5. Queen

6. Ariana Grande

7. BTS

8. Drake

9. Lady Gaga

10. The Beatles

You may also like ...