‘Surpriza më e madhe!’ Arbana Osmani zbulon bekimin e Papa Françeskut për të dhe Eduart Grishajn
Mbrëmjen e 17 qershorit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar. Çifti vendosi ta mbajë larg vëmendjes mediatike, duke mos lejuar që të ftuarit të zbulojnë detaje nga ceremonia.
U raportua se çifti ka marrë një urim nga vetë Papa Françesku. Gjë që është konfirmuar edhe nga vetë moderatorja në mediat sociale. Në Instagram ajo ka publikuar bekimin e Papës, që e cilëson si surprizën më të madhe dhe ua ka bërë pikërisht një mik.
“Shenjtëria e tij Françesku u jep përzemërsisht bekimin postolik Eduart Grishajt dhe Arbana Osmanit me rastin e Sakramentit të Satrimonisë”-shkruhet aty mes të tjerash.
- Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e bëra
- Dalin detajet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’: Historia e personazhit të Luizit dhe Oltës!